Edicioni pranveror në futbollin kosovar ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme, ku lufta edhe për titull edhe për mbijetesë është bërë tepër e nxehtë, shkruan Demokracia.com.
Dje janë luajtur tri takime, ndërsa sot në program janë edhe dy të tjera për t’u mbyllur java e 21-të në Superligë.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli do ta mirëpres Drenicën në derbin lokal ku pikët janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të dyja skuadrat.
Takimi tjetër luhet në Pejë ku Besa e pret Arbërinë në stadiumi “Tahir Vokshi”.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com