Sport
Java e 20-të në Superligë sjell disa takime tejet të nxehta
Demokracia
13:42 | 15 Shkurt 2021

Share:

Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar vazhdon në fundjavën me ndeshjet e javës së 20-të, shkruan Demokracia.com.

Starti ishte shumë i nxehtë dhe i tillë pritet të jetë edhe në fundjavë.

Vëmendja do të jetë në Suharekë ku ballafaqohen Ballkani e Feronkeli, sfidë kjo shumë e vështirë për t’u deshifruar.

Gjithsesi, java nis me ndeshjen e së premtes ku përballen  Arbëria e Prishtina në Ferizaj, ndërsa takimi i fundit që mbyllë javën e 20-të është ai ndërmjet Llapit e Gjilanit, një sfidë  e cili pritet të jetë shumë e nxehtë.

 

Orari i ndeshjeve

E premte (19/02/2021)

Arbëria – Prishtina

E shtunë (20/02/2021)

Drita – Trepça ‘89

Drenica – Besa

E diel (21/02/2021)

Ballkani – Feronikeli

Llapi – Gjilani

Të gjitha ndeshjet do te startojnë nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme