Sport
Java e 16-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante
Demokracia
10:04 | 07 Janar 2024

Share:

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 16-të të PrinceCaffe Superligës.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Istogut, me fillim nga ora 17:00.

Suharekasit janë në vendin e katërt në tabelë me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa skuadra istogase ka një fitore e 14 humbje dhe është e fundit në tabelë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës, e cila zhvilllohet te palestrën “Sezai Surroi”.

Prizrenasit numërojnë pesë fitore e 10 humbje, kurse verdhezinjët kanë 11 fitore e katër humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.

Të ngjashme