Java e 12-të në elitën e futbollit kosovar përmbyllet ditën e sotme (e enjte) me dy takimet e fundit në program.
Ballkani, kampioni në fuqi i Kosovës luan para tifozëve të vet në Suharekë ku i bën nikoqir Trepçës ’89, shkruan Demokracia.com.
“Portokallezinjtë” konsiderohen favorit për të dalë me tri pikë nga ky duel, me 89-shin që do të udhëtojë për befasi në Suharekë.
Ballkani ka 22 pikë në pozitën e dytë, ndërkohë “Minatorët” kanë 10 pikë dhe ndodhen në vendin e tetë.
Në Anamoravë, Gjilani i bën “konak” skuadrës së Drenicës në stadiumin me bari sintetik.
“Kuqebardhët” janë në pozitën e katërt me 18 pikë, ndërsa Drenica ka tubuar 12 pikë dhe zë vendin e gjashtë.
Dy përballjet në Suharekë dhe Gjilan nisin nga ora 13:00./Demokracia.com/