Sport
Java e 12-të luhet në mesjavë, Drita – Prishtina përballja kryesore
Demokracia
16:00 | 16 Tetor 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet e javës së 12-të kampionale.

Takimi kryesor do të zhvillohet në Gjilan. Drita dhe Prishtina e zhvillojnë ndeshjen që ndryshe njihet si klasikja e futbollit kosovar, raporton Demokracia.com.

Ballkani e mirëpret Trepçën ’89 në Suharekë, Gjilani luan si vendas ndaj Drenicës.

Dukagjini viziton Podujevën për t’u ballafaquar me Llapin kurse Ferizaj mat forcat me Malishevën.

Çiftet dhe orari i xhiros së 12-të:

E MËRKURË:

Drita – Prishtina 13:00

Ferizaj – Malisheva 13:00

E ENJTE:

Llapi – Dukagjini 13:00

Ballkani – Trepça ’89 13:00

Gjilani – Drenica 13:00./Demokracia.com/

Të ngjashme