Lajme
Jashari viziton familjen e Gucatit, thotë se ish-krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisht nga Specialja
Demokracia
21:20 | 23 Maj 2022

Share:

Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar familjen e Hysni Gucait.

Jashari ka shkruar se ish krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai thotë se më familjarë të Gucatit kanë shprehur shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit tjerë të kthehen në Kosovë.

“Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Jasharit:

Një vizitë vëllazërore në familjen e luftëtarit të Lirisë, Hysni Gucati, i cili bashkë me Nasim Haradinaj u dënuan padrejtësisht së fundi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Me vëllaun dhe dy djemtë e Hysniut shprehëm shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit tjerë të kthehen në Kosovën për të cilën punuan e luftuan drejtë.

Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare!.

Të ngjashme