Lajme
Jashari uron për zgjedhjet, kërkon të formohen institucionet sa më shpejtë
Demokracia
16:32 | 15 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i ka cilësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 14 shkurt një test për demokracinë.

Sipas Jasharit me gjithë rezultatet e shënuara, në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore, shkruan Demokracia.com

“Mbetet jetike që sa më shpejtë të konsolidohen institucionet tona qendrore për tu marrë intenzivisht me menaxhimin efikas të pandemisë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar”, shkruan Jashari në Facebook.

Ai po ashtu e uron edhe Lëvizjen Vetëvendosje pas fitores së zgjedhjeve.

Njoftimi i Bekim Jasharit pa ndërhyrje:

Qytetarë të dashur,

Shteti ynë dje kaloj edhe një tjetër test të demokracisë, duke përfunduar me sukses procesin zgjedhor për Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.

Njëkohësisht dëshiroj që të uroj Lëvizjen Vetëvendosje  për fitoren e arritur në këto zgjedhje parlamentare.

Mbetet jetike që sa më shpejtë të konsolidohen institucionet tona qendrore për tu marrë intenzivisht me menaxhimin efikas të pandemisë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar.

Shtetin tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë mund ta zhvillojmë e fuqizojmë vetëm duke qenë të bashkuar, pozitë e opozitë (secila në rolin e saj kushtetues)karshi temave nacionale për të mirën e shtetit./Demokracia.com.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/963025994234052

Të ngjashme