Lajme
Jashari: Fajet kryesore i ka VV-ja, nuk shkohet në Kuvend kur nuk ki vota
Demokracia
17:48 | 21 Prill 2025

Share:

Avokati, Arbër Jashari ka deklaruar se megjithëse të shtunën u bë një hap përpara me verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve, Kuvendi ende nuk është konstituuar, dhe për këtë, sipas tij, përgjegjësinë kryesore e mban Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve.

Ai ka thënë në “Five” të Dukagjinit se sjellja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tregon një qasje të rehatshme dhe ndjesi të rreme fuqie, që sipas tij nuk përputhet me realitetin politik aktual.

“ Vetvetiu jemi të çuditshëm dhe jemi të talentuar të krijojmë kriza edhe aty kur nuk është e nevojshme, për t1% sajuar konstrukte juridike kur çështjet janë të thjeshta dhe të qarta. Kemi pare ngecje, të sthunën u bë një hap me votimin e raportit të verifikimit dhe betimi I deputetëve. Nuk është bërë ende konstituimi I Kuvendit. Nuk do të duhej të ishte problem, sepse faji kryesor I ka LVV, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ajo e ka ditur rezultatin e zgjedhjeve dhe pas disa muajve nuk ka arritur të marrë besimin e sigurimin e votive të minoriteteve jopalkicë, e lëre mo aleat me partitë shqiptare. Nuk shkohet në Kuvend kur nuk e ki shumicën, nevojitet 61 vota. Nuk shkohet kur paraprakisht nuk ke bërë marrëveshje parazgjedhore”, deklaroi Jashari. Kemi sjellje kogja komode të kryeministrit Kurti. Për 2 arsyeje, akoma mendon se ka fuqinë që e ka pasur herën e kaluar”, shtoi ai.

Jashari tha se Kurtit aktualisht I nevojitet aleat politik për hapa tutje.

“Të qenurit I pari përveç se është privilegj, është edhe përgjegjësi. Kurtit I takon përgjegjësia se si të dal nga kriza. Jemi në stadin ku sdihet kush është pozita apo opozita.

Të ngjashme