Lajme
Jashari: Çdo herë krenar me sukseset e Ushtrisë së Kosovës
Demokracia
22:43 | 05 Mars 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë sot në paradën e Ushtrisë së Kosovës me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

Jashari në një postim në faqen e tij në ‘Facebook’ ka thënë se është krenar dhe i lumtur me punën dhe sukseset e ushtrisë së Kosovës, përcjell Demokracia.com

“Nga parada e Ushtrisë së Kosovës, në kazermen ‘Adem Jashari’, në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Çdo herë krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur me punën dhe sukseset që për çdo ditë po shënon ushtria jonë. Lavdi heronjve e dëshmorëve të Lirisë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në kazermën “Adem Jashari”, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot parakaluan në prani të krerëve të shtetit dhe përfaqësuesit të familjes Jashari, Bekim Jashari.

Të ngjashme