Lajme
Jasharaj: Prej grevës veç vdekja dhe varri më ndalojnë
Demokracia
11:48 | 30 Gusht 2022

Share:

“Prej grevës veç vdekja dhe varri më ndalojnë!” – u shpreh sot kryesindikalisti Rrahman Jasharaj që duket me të drejtë i pezmatuar me sulmet e vazhdueshme qeveritare në drejtim të tij dhe punëtorëve të sektorit të arsimit. 

Jasharaj ishte përsëri në ballë të konferencës së jashtëzakonshme që e thirrën sindikalistët, përkrah Atdhe Hykollit (kryetar i BSPK-së).

Kryetari i SBAShK-ut përsëriti paralajmërimin e tij se “nëse Qeveria nuk reflektonte ndaj kërkesave të grevistëve, 1 shtatori do t’i gjente nxënësit në shtëpi,” duke treguar se nuk ishte zmbrapsur nga kërcënimet e pushtetit me ndalje të pagave.

“Kërkesat e grevistëve janë legjitime dhe në rrugë të Zotit. Grevat do të zgjasin sa të thonë ata. Greva do të duket edhe më e fuqishme më 1 shtator, së bashku me kolegët në çerdhe, në arsim, që janë në punë, por nuk kryejnë asnjë detyrë dhe nëse vazhdohet kështu, 1 shtatori do t’i zë nxënësit në shtëpi,” – u shpreh z. Jasharaj.

Të ngjashme