Lajme
Jasharaj: Në bankë kam para sa për një varr, asnjë prej fëmijëve nuk punon
Demokracia
18:37 | 23 Prill 2022

Share:

Rrahman Jasharaj është në krye të sindikatës së arsimit në Kosovë prej vitesh. Përgjatë gjithë pushteteve, ai ka luftuar për mirëqenie të arsimtarëve duke kërkuar rroga më të mëdha. Derisa grevat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten specialitet i tij sa herë që pushteti refuzon përmbushjen e kërkesave.

Megjithatë, vetë Jasharaj thotë se nuk qëndron mirë financiarisht. Në një intervistë në “Oxygen show” të Besim Dinës, ka treguar se nuk i ka punët mirë me partitë dhe si argument e tregon se asnjë prej fëmijëve nuk e ka të punësuar.

Përveç kësaj, Jasharaj në këtë intervistë thotë se ka para vetëm për një varr. Ai thotë se një gjë e tillë mund edhe të vërtetohet nga shteti.

 

Të ngjashme
Lajme • 26 Prill 2024