Lajme
Japonia përgatit ushtrinë për shkak të Koresë së Veriut
Demokracia
16:26 | 22 Prill 2023

Share:

Japonia ka urdhëruar ushtrinë e saj të përgatitet që të rrëzojë raketa balistike të Koresë së Veriut, pasi Phenjani tha gjatë kësaj jave se është gati të lëshojë satelitin e parë të tij ushtarak të spiunazhit.

Vendosja e satelitit në orbitë do të kërkonte një predhë me rreze të gjatë, që Koresë së Veriut i ndalohet të lëshojë sepse Kombet e Bashkuara i shohin lëshime të tilla si teste të raketave balistike.

Më 22 prill, kryeministri japonez, Yasukazu Hamada, u tha Forcave për Vetëmbrojtje se ka një mundësi për urdhërimin e masave shkatërruese ndaj raketave balistike.

Hamada udhëzoi ushtarët që të zbatojnë masat e nevojshme për të kufizuar dëmet në rast se ndonjë raketë balistike do të bjerë.

Ai urdhëroi përgatitjet për dislokimin e sistemeve SM-3, që janë për pengimin e raketave, por edhe të njësive ushtarake në Okinava, që mund të operojnë raketat Patriot PAC-3./Euronews/

Të ngjashme