Kuriozitete
Japonia krijon vaksinën kundër plakjes
Demokracia
15:01 | 15 Dhjetor 2021
Ilustrim

Share:

Po sikur të jetojmë përgjithmonë?  Studiuesit në Japoni duket se i kanë dhënë fund kësaj pyetje enigmatike pasi kanë bërë hapin e parë rritjes së jetëgjatësisë së njerëzve. Kjo për shkak se provat e një vaksine kundër qelizave që kontribuojnë për plakjen kanë rezultuar të suksesshme, shkruan euronews.

Në provat laboratorike, një medikament që lidhet me një proteinë në qelizat e vjetra,  ato që kanë ndaluar natyrshëm riprodhimin e tyre  ngadalësoi dobësimin e trupit te minjtë më të vjetër, thanë studiuesit nga Universiteti Juntendo i Tokios.

Çfarë është plakja qelizore?

Qelizat konsiderohen të vjetra kur ndalojnë së dyfishuari vetveten, shpesh si përgjigje ndaj dëmtimit natyror të ADN-së së tyre. Mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe në sëmundjet e lidhura me plakjen si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.

Vaksina gjithashtu ndikoi me sukses te qelizat e vjetra në indet yndyrore dhe enët e gjakut, duke sugjeruar se mund të ketë një ndikim pozitiv për gjendje të tjera mjekësore që lidhen me plakjen.

“Ne mund të presim që vaksina do të aplikohet për trajtimin e ngushtimit të enëve të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me plakjen,” tha profesori Juntendo Toru Minamino për agjencinë japoneze të lajmeve Jiji.

“Është ende herët për të ditur se sa mund të zgjatet jeta dhe nëse ka një kufi apo jo,” tha  Salvador Macip, kreu i Laboratorit të Mekanizmave të Kancerit dhe Plakjes në universitetin e Leicester. “Megjithatë fusha e kërkimit kundër plakjes po përparon shumë shpejt. Në dekadën e fundit, ka pasur shumë zbulime kyçe.”

“Personi që do të marrë pilulën e parë kundër plakjes me siguri ka lindur tashmë.”

Në testet laboratorike, parandalimi i grumbullimit të qelizave të plakura zgjati jetëgjatësinë e minjve me 15 për qind, tha Macip, përcjell abcnews.al. Eksperimente të tjera të ngjashme kanë arritur deri në 35 përqind. Por studiuesit ende nuk e dinë se sa mund të zgjatet jetëgjatësia e një qenie të gjallë.

Të ngjashme
Lifestyle • 25 Qershor 2024