Lajme
Japonia e përkrah dialogun Kosovë-Serbi
Demokracia
16:24 | 13 Gusht 2023

Share:

Ambasadori i Japonisë në Serbi, Akira Imamura, ka deklaruar se Tokio e përkrah dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE-së.

Sipas tij, Japonia po ashtu i përkrah edhe reformat që synojnë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Iniciativa për bashkëpunimin e Japonisë me Ballkanin Perëndimor mbështetet në dy shtylla. Njëra është mbështetja për reformat që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa tjetra lidhet me përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha ai për përditshmen serbe “Politika”.

“Bashkimi Evropian është një partner strategjik i Japonisë dhe Japonia shpreson që vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme si anëtarë të Evropës”.

Të ngjashme