Lajme
Janjiq: Ata që besojnë se Serbia duhet ta pranojë me kërcënime marrëveshjen për Kosovën jetojnë në përralla
Demokracia
08:33 | 09 Mars 2021

Share:

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq ka thënë se ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojnë një marrëveshje të Kosovës jetojnë në përralla.

Sava Janjiq, igumeni i Manastirit të Deçanit ka thënë përmes një postimi në Twitter se kushdo që mendon se Serbia do ta njohë Kosovën, përmes kërcënimeve jeton në përralla.

“Ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojnë një marrëveshje të Kosovës në mënyrë që të kenë duar të lira për të përfunduar spastrimin etnik në Kosovë, jetojnë në përralla”.

Ai po ashtu ka shkruar se në historinë 20-vjeçare të Kosovës nuk janë askund politikanët e SHBA-së dhe BE-së.

“As politikanët e SHBA-së dhe as të BE-së nuk janë në atë histori tani 20 vjet pas të gjitha atyre gabimeve të udhëheqësve të Kosovës”, shkruan ai në Twitter.

Ai ka shpërndarë një lajm të emisarit të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer me titullin se “marrëveshja duhet të pranohet nga të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina”./Demokracia/

 

 

Të ngjashme