Lajme
“Janë të tmerruar”, Ukraina publikon audio-incizim që pretendohet se është e Policisë ruse
Demokracia
19:07 | 03 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU), pretendon se ka përgjuar një nga bisedat e policisë ruse duke folur për situatën pranë qytetit Gostmel, ku rusët po ndihen të frikësuar, shkruajnë Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Në një audio-incizimi të publikuar në rrjetin social “Twitter”, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkruar se policët rusë janë të tmerruar nga humbjet e tyre, përcjell Demokracia.com.

“SBU përgjoi një nga bisedat e policisë ruse të trazirave duke diskutuar situatën pranë Gostomel. Ata janë të tmerruar nga humbjet e tyre dhe shpirti luftarak po shkrihet me borën e pranverës”, thuhet në njoftimin e tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme