Lajme
“Janë dëmtuar 1,253 familje”, Hoti: Qeveria nuk ka paguar asnjë cent për të prekurit nga vërshimet
Demokracia
10:04 | 21 Tetor 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti që ende nuk ka ndarë asnjë cent për familjet që janë prekur nga vërshimet që kanë ndodhur në janar të këtij viti.

Ai ka treguar se këto vërshime janë prekur 1,253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Qeveri nuk ka paguar as dëmet e vitit të kaluar.

Në raportimin e Ministrit të Financave, u vërtetua se asnjë cent nuk është paguar për dëmet nga vërshimet e ndodhura më 27 janar 2023, dëme në vlerë prej 23.5 mil euro, ku janë dëmtuar 1,253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore. Nuk janë paguar as dëmet e vitit 2022, në shumë prej 7.2 mil euro. Për dijeni, Kuvendi i Kosovës në mars 2023 e ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore, ku një pjesë e mjeteve janë paraparë për kompenzim të dëmeve”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme