Sport
Janari i varfër për skuadrat e kreut të Superligës
Demokracia
12:58 | 01 Shkurt 2022

Share:

Mbrëmë ka qenë dita e fundit e afatit kalimtar për futbollistë në Kosovës, i cili duhet pranuar që kaloi në heshtje duke mos sjellë ndonjë transfer spektakolar.

Kjo mërkato më shumë ka shërbyer për skuadrat që luftojnë për ekzistencë si dhe për ekipet e Ligës së Parë me theks të veçantë për Vushtrrinë dhe Ferizajn, shkruan Demokracia.com

Gjilani si lider i Superligës nuk ka sjellë asnjë ndryshim, kjo edhe për faktin se kishte të bllokuar merkaton nga UEFA. Megjithatë, Munishi duket se është i kënaqur me performancën e skuadrës që luajti në vjeshtë ku edhe e mbyllin në pozitën e parë. Ngjashëm bëri edhe Drita që nuk ndryshoi asgjë, derisa Ballkani regjistroi vetëm transferin e mbrojtësit Lumbardh Dellova, derisa disa ndërhyrje i kishin Prishtina e Llapi por jo shumë të thekuara.

Njohësi i mirë i futbollit kosovar, Faruk Statovci në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se janari gjithmonë është i varfër pasi shumica e lojtarëve janë nën kontrata.

“Afati i janarit është i varfër dhe kjo është normale”, ka thënë fillimisht Statovci i cili megjithatë  e pranon se disa skuadra nuk kanë qëndruar duarkryq.

“Se kush ka fituar bë së shumti nga ky afat, them se janë Malisheva dhe Dukagjini. Këto kanë bërë më së shumet përforcime, kjo edhe fal situatës që u krijua tek Arbëria dhe Feronikeli që kishin krizë dhe lojtarët u larguan, dhe nga këto dy klube ato transferuan më së shumti lojtarë”, ka vlerësuar ish-futbollisti i njohur tani trajner Faruk Statovci.

Ai ka folur edhe për kreun e tabelës, e ku ka vu në pah se ekipet që po kryesojnë nuk kanë pasur shumë nevojë për ndërhyrje.

“Skuadrat e kreun kanë menduare se kanë fond të mjaftueshëm të lojtarëve dhe edhe unë pajtohem me këtë pasi besoj se nuk kanë pasur shumë nevojë për përforcime. Me një fjalë ishte një afat jo me shumë kalkulime, derisa u shfrytëzua me shumë nga ekipet që janë poshtë në tabelë që kanë marrë më së shumti përforcime”, ka përfunduar Faruk Statovci. /Demokracia.com

Të ngjashme