James Rodriguez ka kompletuar transferimin në futbollin arab, teksa tashmë edhe është prezantuar tek skuadra Al-Rayyan.
Pas negociatave të stërzgjatura mes klubeve, më në fund u arritë marrëveshja ku Al-Rayyan pagoi tetë milionë euro te Evertoni për transferimin e James. 30-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me klubin nga Katari.
Ish-lojtari i Real Madridit e Bayern Munichit, do të marrë një pagë prej 12 milionë eurove në sezon. Tek Al-Rayyani, James do të jetë nën urdhrat e trajnerit francez Laurent Blanc.
Përveç James Rodriguez, tek Al-Rayyan aktivizohet edhe sulmuesi algjerian, Yacine Brahimi. /Demokraca.com