Sport
James Maddison po shkëlqen te Leicesteri, synon rikthimin në fanellën e Anglisë
Demokracia
13:33 | 12 Shkurt 2021

Share:

Futbollisti i Leicesterit, James Maddison është duke dhënë maksimumin në mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen në  Kampionatin Europian me Anglinë i cili do të mbahet këtë verë, transmeton Demokracia.com.

24 vjeçari u paraqit vetëm një herë te Anglia në fitoren 7:0 ndaj Malit të Zi në nëntor të vitit 2019.

“Unë e di që jam mjaft i mirë. Thjesht e dua atë mundësi që të jem në Europian me Anglinë”, ka thënë Maddison.

Sa i përket kualifikimeve për Kampionatin Botërorë, Anglia është në Grup me Shqipërinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon dhe sigurisht pjesëmarrja në këto kompeticione për Maddison është një objektiv i madh.

“Unë nuk e fsheh objektivin. Dua të kthehem në skuadrën e Anglisë, është aq e thjeshtë”, vlerësoi mesfushori anglez.

Maddison ka shënuar nëntë gola në 29 paraqitje këtë sezon me Leicesterin. /Demokracia.com

Të ngjashme