Lajme
“Jam nxanë, tung”, u.d e drejtoreshës së QKUK-së, Pranvera Zejnullahu nuk brengoset për abuzimin e 5-vjeçares
Demokracia
13:26 | 27 Nëntor 2022

Share:

Pranvera Zejnullahu, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në QKUK, nuk ka pranuar të japë asnjë përgjigje për torturimin e pesëvjeçares nga logopedi Iljasa Fazliu.

Gazeta Insajderi e ka kontaktuar atë për ta pyetur se pse e kishte avancuar Fazliun në muajin shtator, duke e bërë shef shërbimi të shërbimeve logopedike.

I avancuari nga Zejnullahu tashmë gjendet në paraburgim. Ai ka abuzuar psiqkisht me një pesëvjeçare me autizëm.

Gazeta Insajderi ka publikuar videon ekskluzive që dëshmon abuzimin nga logopedi Fazliu.

Publikimi ka nxitur një varg reagimesh të qytetarëve në rrjete sociale.

Por, nuk ka pranuar të bëjë reagim vetëm shefja e Fazliut që e kishte avancuar para dy muajve, në muajin shtator.

Jam nxanë, tung”, kjo ka qenë e vetmja përgjigje e drejtoreshës Zejnullahu dhënë gazetës Insajderi.

LEXO EDHE:

Thellohet skandali: Iljasa Fazliu që abuzoi me 5 vjeçaren u avancua në QKUK pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve

Të ngjashme