Sport
“Jam i sigurt se ai do të përmisojë situatën”, Guardiola i dërgon mesazh Xavit pasi u bë trajner i Barcelonës
Demokracia
17:45 | 10 Nëntor 2021

Share:

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka dërguar mesazh Xavi Hernandezit pasi u emërua trajner i Barcelonës.

Guardiola dhe Xavi kanë miqësi të vjetër pasi kishin një lidhje të ngushtë që kur luanin së bashku për “katalunasit” në fillim të shekullit, përcjell Demokracia.com.

Duke folur në një turne bamirësie të golfit, Guardiola u shpreh i sigurt se Xavi do ta përmisojë gjendjen te Barcelona.

“Ai e njeh klubin dhe do të sjellë energji pozitive, duke pasur parasysh se si e shijon futbollin dhe për shkak të përkushtimit të tij. Ai gjithmonë sheh anën pozitive të gjërave”, tha Guardiola.

“Me klasin, përkushtimin dhe përpjekjen e tij, jam i sigurt se ai do të përmirësojë situatën e klubit”, shtoi ai.

Guardiola u largua nga Barcelona B për të marrë drejtimin e ekipit të parë në vitin 2008 pas vetëm dy vitesh përvojë si trajner.

Tani Xavi u largua nga klubi i Katarit, Al Sadd për t’u kthyer te Barça si zëvendësues i Ronald Koeman /Demokracia.com

Të ngjashme