ShowBiz
“Jam e lodhur”, Selena Gomez heq dorë nga muzika?
Demokracia
11:17 | 04 Janar 2024

Share:

Selena Gomez ka lënë të nënkuptohet se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit për të pasi këngëtarja por konsideron të fokusohet më shumë tek aktrimi.

Këngëtarja amerikane 31-vjeçe, u bë fillimisht e famshme si një aktore në “Disney Channel” para se të prezantohej si një këngëtare e muzikës pop, duke publikuar disa hite muzikore si “Hands to Myself”, “Rare” dhe “Bad Liar”.

Në 2020 ajo prezantoi një shfaqje gatimi, “Selena +Chef” dhe një vit më pas ajo mori vlerësime të shumta për rolin e saj kryesor në komedinë “Only Murders in the Building”, përkrah Steve Martin dhe Martin Short.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për podcasti “SmartLess”, Gomez ka shpjeguar se ajo dëshiron të fokusohet vetëm në një gjë.

E kam shijuar shumë muzikën dhe turnetë muzikore ishin vertetë shumë argëtuese”, ka thënë këngëtarja. “Por në të njëjtën kohë isha duke bërë shfaqjen time televizive dhe po më shijonte kështu që vijova ta bëja”.

Megjithatë, Gomez ka shtuar se me kalimin e viteve, ajo ka kuptuar se dëshiron diçka në të cilën të fokusohet.

“Mendoj se do të publikoj edhe një album dhe më pas me shumë mundësi do zgjedh aktrimin”.

“Ke të drejtë por kam nevojë të shplodhem pasi ndihem e lodhur”.

Të ngjashme