Lajme
Jakup Krasniqi pas 8 muajsh takohet me vajzën e tij: Gresa jep detaje nga vizita tek babai në Hagë
Demokracia
22:36 | 16 Korrik 2021

Share:

Gresa Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, ka konfirmuar se ka takuar babanë e saj pas tetë muajsh, kur ky i fundit u arrestua, pasi iu lejua vizita në Hagë.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka shpërndarë një fotografi me ish-kryeparlamentarin dhe ka treguar detaje nga takimi me të, përcjell Demokracia.com.

“Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua. Sot në prehrin tënd mu qetësua shpirti babi. Harruam gjithçka. Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet. Jeta është e padrejtë me njerëzit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove. E kisha ëndrru këtë moment herë në gjumë e herë me sy qel. Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do t’i thoja, para teje u bëra e heshtur. Sa na kishe munguar! Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herëve tjera, megjithëse përballeshe me të tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herëve tjera, mjekra e bardhë që ti numëron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashëm. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gëzoi. Sa na kishe munguar. E di, ti edhe njëherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-së. Por, na duhesh edhe neve. Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi. U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon. Të duam”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CRZHJmBLZdm/?utm_source=ig_embed&ig_rid=38210094-8d94-45c2-8a5c-a1e7c176de20

Ndërkohë, nga 15 korriku është lejuar që familjarët e afërt të zhvillojnë vizita tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Nga shtatori, pritet që edhe familjarëve të tjerë t’u lejohen vizitat, kanë konfirmuar për Demokracia.com nga Gjykata Speciale./Demokracia.com/

 

Të ngjashme