Një jaht i lidhur me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich ka mbërritur në portin e Bodrumit të Turqisë, sipas të dhënave të trafikut detar.
Pronari i Chelsea FC ishte në mesin e disa miliarderëve rusë të shtuar në listën e zezë të BE javën e kaluar. Qeveritë e BE-së kanë vepruar për të sekuestruar jahte dhe asete të tjera luksoze nga miliarderët ditët e fundit.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se: Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe. Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, thuhej në reagimin e ministrisë disa ditë më parë.