Lajme
Jahjaga takon Engel: Gjithmonë ka qenë zëri kryesor për ndihmë, kur Kosova kalonte ditët më të vështira
Demokracia
00:09 | 01 Prill 2022

Share:

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot me kongresmenin Eliot Engel.

Ajo ka thënë që është gjithmonë kënaqësi dhe nder të takohet me “mikun tim dhe të gjithë Kosovës, kongresmenin Eliot Engel.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka thënë që kongresmenin Engel e ka falënderuar që gjithmonë ka qenë zëri kryesor për ndihmë kur Kosova po kalonte në ditët më të vështira.

“Po ashtu, gjatë këtij takimi pata rastin të falënderoj edhe z. Harry Bajraktari i cili në bashkëpunim me Kongresmenin Engel, që përmes lobimit të tij bëri të mundur që kërkesa ime si Ish-Presidente të shtyhet përpara që në Prill të vitit 2019 Kosova dhe zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe krimeve të tjera gjatë luftës të dëgjohet për herë të parë pranë Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan gjë e cila e vendosi këtë kauzë në një nivel tjetër”, tha ajo.

Të ngjashme