Lajme
Jahjaga reagon pas prezencës së Daçiqit në Konferencën për Dhunën Seksuale
Demokracia
15:14 | 29 Nëntor 2022

Share:

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj prezencës së Ivica Daçiqit në Konferencën për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Jahjaga shprehet e habiturqë Konferenca Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt (Preventing Sexual Violence in Conflict) i ka bërë ftesë dhe i ka dhënë platformë Ivica Daçiqit, zëdhënësit dhe bashkëpunëtorit të Slobodan Millosheviqit, përderisa viktimat e politikave të tij ishin të ulura në audiencë.

“A ishte ai atje për të pranuar krimet që Serbia i ka kryer në Ballkan dhe për të kërkuar falje për to, apo ishte prezent në cilësinë e ekspertit? Ivica Daçiq ishte pjesë e një regjimi politikë e të cilit ishte përdhunimi i grave kosovare” ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Sipas Jahjagës, kjo ftesë është në kundërshtim me punën e zellshme përgjatë një dekade që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka bërë për të ndihmuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të tejkalojnë traumat e tyre dhe t’i japin fund këtij krimi të tmerrshëm. /demokracia.com

Postim i plotë i Atifete Jahjagës:

Të ngjashme