Lajme
Jahjaga pas vdekjes së Albright: Përgjithmonë mirënjohës për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj
Demokracia
21:27 | 23 Mars 2022

Share:

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

Jahjaga përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e shokuar nga vdekja e Albright.

“Madeline Albright, një lidere e shquar, e një luftëtare dhe mbrojtëse e pandalshme për liri dhe demokraci”.

“Një model, frymëzim dhe mike e dashur për mua. Do ta nderojmë e kujtojmë përherë trashëgiminë tuaj. Përgjithmonë mirënjohës për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme