Lajme
Jahjaga kap momentin kur dy gjarpërinj në Gërmi po çiftëzoheshin, publikon videon
Demokracia
11:01 | 07 Qershor 2021

Share:

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Hahjaga, përmes një videoje që ka publikuar dje në faqen e saj në Facebook, thotë se gjatë ecjes në Parkun e Gërmisë ka hasur në një gjarpër.

Përmes një videoje të publikuar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, shihen dy gjarpërinj duke u çiftëzuar në Parkun e Gërmisë, shkruan Demokracia.com.

Ndërsa, ish-presidentja u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe vëmendje të shkuar gjatë kohës në natyrë, pasi gjarpërinjtë po shihen shumë shpesh kohët e fundit.

“Gjatë një ecje në Parkun e Gërmisë, sot hasa në këtë gjarpër. Ju bëjë thirrje të keni kujdes dhe vëmendje të shtuar gjatë kohës në natyrë, pasi që ata po shihen shumë shpesh tanimë që koha është ngrohur.”

Megjithatë, këtu nuk ishte një gjarpër, por ishin dy, dhe ishin duke u çiftëzuar./Demokracia.com/

Shikojeni videon:

Të ngjashme