ShowBiz
Jada kërkon nga Wll Smith dhe Chris Rock të pajtohen, sugjeron që këtë ta bëjnë në emisionin e saj
Demokracia
18:41 | 02 Qershor 2022

Share:

Jada Pinkett Smith, gruaja e Will Smith, i cili shkaktoi incidentin famëkeq të edicionit të sivjetmë të ndarjes së çmimeve Oscar, ka kërkuar nga bashkëshorti i tij dhe Chris Rock që të pajtohen.

Shikues të shumtë e kanë pritur me padurim episodin e emisionit Red Table Talk, në të cilin aktorja ka folur në lidhje me incidentit e popullarizuar që ndodhi në fillim të këtij viti.

Duke shikuar drejt e në kamerë, Jada Pinkett Smith tha se ky është një emision i rëndësishëm për alopecinë, duke pasur parasysh atë që ka kaluar me shëndetin e saj, por edhe për shkak të asaj që ndodhi në Oscar.

“Dhe tani për natën e Oscars: Shpresa ime më e thellë është që këta dy burra inteligjentë dhe të aftë, ta kenë mundësinë të flasin për atë (që ndodhi) dhe të pajtohen”, është shprehur 50-vjeçarja.

Ajo sugjeroi një takim mes bashkëshortit të saj dhe komikut gjatë xhirimit të emisionit të saj për të diskutuar rreth konfliktit dhe më pas vazhdoi: “Në fakt, të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit, ndërsa kjo nënkupton zbulimin e vazhdueshëm të gjërave që quhen të jetuarit së bashku.

Ndryshe, Jada e ka përdorur emisionin e saj në të kaluarën si një platformë për të folur për martesën dhe lidhjet jashtëmartesore. Ndër të tjera, në vitin 2020 ajo foli edhe për lidhjen me reperin dhe mikun e djalit të saj Jaden, August Alsin, madje duke folur edhe në prezencë të Smith.

Të ngjashme