Sport
Jackson do të firmosë kontratë tetëvjeçare me Chelsean
Demokracia
16:20 | 26 Qershor 2023

Share:

Sulmuesi Nikolas Jackson do të firmosë kontratë afatgjate me Chelsean pasi të finalizohet transferimi i tij nga skuadra e Villarrealit. “Sky Sports” shkruan, të hënën, se Jackson gjatë kësaj jave do të prezantohet si përforcimi më i ri i Chelseat.

Ai me Chelsean do të firmosë kontratë tetëvjeçare dhe do të jetë pjesë e ekipit londinez deri në verën e vitit 2031. Chelsea tashmë ka arritur marrëveshje me Villarrealin për sulmuesin senegalez, pasi është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 35 milionë eurosh.

22-vjeçari verën e shkuar debutoi me ekipin e parë të Villarrealit dhe shënoi 13 gola në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ku shtoi edhe 5 asistime.

Të ngjashme