Një studim ka zbuluar se kafeja ndihmon në uljen e rrezikut për t’u infektuar me koronavirus.
Kafeja është një pije e dashur nga shumë njerëz, e cila zakonisht përdoret si pije e parë për të filluar ditën.
Përpos të qenit një pije që ndihmon për të ngritur nivelet e energjisë, tani është një pije që ndoshta mund të shpëtojë jetë.
Konsumimi i kafesë thjesht mund të sjellë nivelet e rrezikut më të ulëta se më parë, thotë një studim.
Megjithëse këto studime janë subjektive dhe nuk janë të zbatueshme për njerëzit nga të gjitha sferat e jetës dhe çështjet shëndetësore, është provuar të jenë efektive në një masë të madhe.
Universiteti Northwestern në Amerikë mblodhi disa studiues për të konkluduar nivelet e rrezikut mes njerëzve që konsumojnë disa produkte ushqimore.
Studiuesit thanë se përveç marrjes së kafesë, edhe rritja e perimeve dhe prerja e mishit mund të jetë e dobishme për të ulur faktorin e rrezikut. /Demokracia.com/