Një nga ndeshjet më të rëndësishme në kampionatin e Kosovës, pritet të zhvillohet sot në Suharekë ku ndeshën Ballkani e Prishtina.
Ballkani që është i dyti në tabelë, nuk guxon të humbas për ta ruajtur kështu hapin me Dritën, që e kryeson renditjen me tri pikë më shumë, shkruan Demokracia.com.
Në anën tjetër Prishtina, që është e treta dhe ka katër pikë më pak, çdo rezultat tjetër përveç fitores mund ta mënjanojë në garë për titull, kështu që me të drejtë ndeshja e sotme cilësohet si vendimtare.
Luftë e madhe është duke u bërë edhe për mbijetesë ku katër skuadra, Arbëria, Drenica, Trepça ’89 e Llapi ende nuk e kanë të sigurt mbetjen në elitë.
Tabela me ndeshjet e sotme mund të marrë pamje të re, ndërsa momentalisht duket kështu si më poshtë: