Auto&Tech
Ja se si të shikoni eventin e 26 korrikut të Samsung Galaxy Unpacked
Demokracia
20:33 | 24 Korrik 2023

Share:

Samsung do ta mirëpresë një event Unpacked të mërkurën e 26 korrikut, dhe aty pritet që edhe zyrtarisht të prezantohet telefonat e palosshëm Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5, orët e mençura Watch 6 dhe Watch 6 Classic, dhe treshja e tabletave Galaxy Tab S9.

Kur do të fillojë eventi?

Eventi do të filloj në ora 11:00 UTC – 07:00 sipas kohës në zonën lindore në SHBA, 12:00 sipas kohës në Londër, 13:00 në Evropën Qendrore, 16:30 në Indi dhe 20:00 në Seul të Koresë Jugore, aty ku edhe do prezantohen produktet e reja, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Si ta shikoni eventin?

Samsung këtë event do ta transmetoj drejtpërdrejt në ueb-sajtin e saj, por transmetimi do të bëhet edhe në kanalin zyrtar të kompanisë në YouTube. Linku i videos është i bashkëngjitur këtu .

Çfarë pritet të prezantohet?

Tani dihet se Samsung Galaxy Z Fold5 do të ketë ngjashmëri të madhe me paraardhësin e saj. Në anën tjetër Flip5 më në fund do ta përshtat një trup pa hapësira në formën e palosshme, dhe kjo falë një dizajni të ri të hendekut.

Seria e re e Galaxy Watch6 do ta risjellë kornizën rrotulluese, një veçori kjo e cila i bëri orët e Samsung-ut të dalloheshin nga orët e tjera të mençura.

Tabletat Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra do të jenë tabletat e parë premium që lansohen nga Samsung në afro 2 vitet e fundit, dhe pritet që të ato të kenë bateri më të mëdha, ekrane më efikase dhe çipa më të shpejtë në të gjithë gamën.

Të ngjashme