Kosova sonte përballet me Irlandën e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe po pritet më kërshëri nga adhuruesit e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.
Dardanët në sfidën e fundit të luajtur në impiantin “Fadil Vokrri” dëshpëruan duke pësuar humbje nga Greqia, por kjo nuk e ka zbehur aspak dëshirën e tifozëve për t’i mbështetur lojtarët në fushë.
Tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe asnjë karrige nuk do të jetë e lirë, përveç disave që sipas rregulloreve të UEFA-s duhet të jenë të lira, gjithmonë në rast të ndonjë emergjence. Kjo nënkupton që në stadium do të jenë plot 13 mijë tifozë të cilët pritet të krijojnë një atmosferë të zjarrtë dhe bashkërisht t’i ndihmojnë lojtarët të arrijnë te fitorja. /Demokracia.com