25 raste pozitive me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë këtyre orëve, nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa është shëruar një qytetar.
Njoftimi i plotë:
25 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.
Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.
Në total numri i rasteve aktive është 161./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2048157938675116