Përfitimet e Amazonit janë trefishuar në katër mujorin e parë të këtij viti, falë shitjes online dhe reklamimit të bizneseve gjatë kësaj kohe të pandemisë, shkruajnë mediat e huaja, raporton Demokracia.com.
Gjiganti i shitjes raportoi këtë javë se vetëm për këtë katër mujor ka pasur fitim neto prej 8,1 miliardë dollarësh ose 224% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet neto gjatë katër muajve janë rritur për 44%, krahasuar me vitin e kaluar ose 108,5 miliardë dollarë. /Demokracia.com/