Liga e Kombeve është jo vetëm një mundësi për Kosovën që duke fituar Ligën D të ketë mundësinë që të ngjitet në kategorinë B, por në të njëjtën kohë vendi i parë në Grupin D2 do t’i garantonte një shumë të rëndësishme prej 2 milionë eurosh.
Pa dyshim që ky është një stimul jo i vogël për të vazhduar për t’u rritur edhe më shumë. Gjithsesi, UEFA nuk ndalet vetëm këtu me bonuset që jep për kombëtaret protagoniste, transmeton Demokracia.com.
Arritja në gjysmëfinale të garanton të paktën 7 milionë euro për vendin e katërt; 8 milionë euro për vendin e tretë; 9 milionë euro për finalisten humbëse (vendi i dytë) dhe 10.5 milionë euro për fituesen e turneut. Kujtojmë se kombëtaret që kanë fituar dy kompeticionet e para të Ligës së Kombeve, janë Portugalia dhe Franca, në sezonin e kaluar. /Demokracia.com