Lajme
Ja sa deputetë u regjistruan sot për Ligjeslaturën e Tetë të Kuvendit
Demokracia
17:44 | 17 Mars 2021

Share:

Regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit së Kosovës ka filluar të mërkurën.

Gjatë së mërkurës janë regjistruar 53 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media, në të cilin thuhet edhe se nesër dhe pasnesër do të regjistrohen deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve tjera.

“Ka filluar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 53 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të regjistrohen deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve tjera”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet të hënën me 22 mars./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024