Sport
Ja sa delegatë do të jenë prezentë sot në Kuvendin e Punës së FFK-së
Demokracia
15:48 | 08 Prill 2021

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës.

Për dallim nga herët e tjera, ky Kuvend do të mbahet online për shkak të masave të reja anti-Covid, shkruan Demokracia.com.

Kuvendi ishte paraparë të mbahet në hotel “Emerald” por pas masave të reja të marrë nga Qeveria, FFK vendosi që Kuvendin ta mbajë online, mënyrë kjo që u kundërshtua nga klubi i Trepçës ’89.

Sido që të jetë Kuvendi nis nga ora 17:00 derisa prezentë pritet të jenë 59 delegatë. Aty përveç disa pikave do të miratohet edhe Raporti i punë dhe ai financiar që pritet të sjellin debatin më të nxehtë në këtë kuvend. /Demokracia.com

Të ngjashme