Lajme
“Ja që kjo nuk është e mundur tash”| Përgjimi i Kusari-Lilës përgënjeshtron Kurtin për Listën Serbe
Demokracia
22:00 | 10 Korrik 2023

Share:

Për vite të tëra kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk lanë njeri pa akuzuar për bashkëpunim me Listën Serbe dhe bandat serbe në veri të Kosovës, në krye me Milan Radojçiq.

Madje Kurti, në nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se Kosova ka një Qeveri e cila nuk varet nga Lista Serbe. Tutje, Kurti kishte pohuar se në Qeveritë e kaluara gjithçka varej nga LS.

“Sikur të ishim në Qeveritë e kaluara ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe me siguri që do të bëhej mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë, por ja që kjo nuk është e mundur tash. Reciprociteti me targa dhe letërnjoftime do të ishte motiv i mjaftueshëm për ata që të provojnë ta rrëzojnë Qeverinë”.

Shefi i ekzekutivit, tutje kishte deklaruar se po të ishin të varur nga Lista Serbe, si qeveri, deri më tani do bëhej një mocion mosbesimi, për masat reciproke.

“Ka ndodh ndryshimi i madh dhe të gjithë duhet të gëzohemi që Kosova ka një Qeveri që nuk varet nga votat e Listës Serbe”.

Por, gjërat nuk paskan qenë siç duken.

Edhe Albin Kurti përmes njerëzve të tij, i paska koordinuar punët e Qeverisë dhe grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Kjo u zbulua sot kur u publikua një audio-përgjim ndërmjet shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiç, ku flisnin për koordinimin e partisë së Kurtit me kriminelin Radojçiq, shkruan Paparaci.

Në hyrje të kësaj bisede, Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin.

Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta.

Dikur, Kurti publikisht kërkonte dorëzimin e Radojçiqit, por në prapaskenë koordinohej me të.

Para kësaj deklarate, kryeministri Kurti publikisht kërkonte dorëzimin e Radojçiqit, por në prapaskenë koordinohej me të.

Kurti, në kohën kur pritej të merrte detyrën e kryeministrit, kërkonte nga Serbia që ta dorëzojnë tek autoritet kosovare kriminelin e veriut, Milan Radojicic.

Ai e kishte mirëpritur edhe vendimin e SHBA-së për ta shpallur person “non-grata”.

Të ngjashme