Lifestyle
Ja përse orizi në restorante ka shije tjetër – Ky është gabimi që bëni sa herë e gatuani në shtëpi
Demokracia
17:48 | 17 Prill 2022

Share:

Zakonisht kur gatuani oriz në shtëpi, ju ndiqni udhëzimet në paketimin e tij, por përsëri shija në fund nuk është siç e prisnit.

Orizi i gatuar në mënyrë të përsosur, është një ëndërr që shumë nuk e kanë realizuar ende.

Për të gatuar oriz të shijshëm ndiqni disa nga këto hapa:

Shpëlarja e orizit

Fillimisht shpëlajeni orizin me ujë në mënyrë që të hiqni qafe niseshtenë e tepërt e cila mund të shkaktojë ngjitjen e orizit. Lënia e orizit brenda natës ndihmon që ai të bëhet më i tretshëm, përshpejton gatimin dhe ul nivelet e arsenikut dhe acidit fitik në të.

Shumica e lënë të zhytur për të paktën 20 deri në 30 minuta para gatimit.

Për orizin e egër është e domosdoshme lenia e tij në ujë për të paktën 6 deri në 8 orë, pasi kjo do të ndihmojë në shkurtimin e kohës së gatimit.

Para se ta gatuani, derdhni ujin.

Raporti oriz-ujë

Për oriz të bardhë (kokrrat e gjata, Basmati, Jasmine), raporti i tij me ujin duhet të jetë 1 filxhan oriz në rreth 1½ deri në 1¾ gota uji. Për oriz kaf, raporti është 2:1. Pra, 2 gota ujë (ose lëng mishi) në 1 filxhan oriz.

Oriz i egër kërkon më shumë kohë për tu gatuar dhe për të absorbuar ujin, kështu që duhet raporti 3 gota uji me 1 filxhan oriz.

Gatimi

Kombino orizin dhe lëngun në një tenxhere me madhësi mesatare. Shto 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri, dhe 1 lugë çaji kripë. Vendoseni orizin të ziejë, të zbuluar, në nxehtësi mesatare.

Për llojet e ndryshme të orizit të bardhë, zieni orizin tuaj në një enë të mbuluar në nxehtësi mesatare ose të ulët derisa të absorbohet i gjithë uji, që zakonisht shkon 15 deri në 20 minuta.

Nëse e keni zhytur më parë në ujë, ai mund të ziejë për 10 minuta.

Mos e hapni kapakun menjëherë. Orizi i egër mund të ziejë për 20 minuta në nxehtësi të ulët, nëse më pare ka qenë i zhytur në ujë, dhe për 45 minuta nëse nuk e keni zhytur më parë në ujë.

Të ngjashme