Sport
Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nëna Terezë” xhudistet kosovare
Demokracia
13:13 | 01 Gusht 2021

Share:

Të hënë në ora 19:50 në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pritet të zbarkojnë ekipi olimpik i xhudos që triumfoi në Tokio 2020.

Tashmë është caktuar edhe agjenda e pritjes së medalisteve të arta olimpike, derisa në ora 21:00 parashihet edhe parakilimi i tyre në sheshin “Nëna Terezë”.

Entuziazmi për një pritje madhështore të xhudistëve që ngritën Kosovën në piedestal është i jashtëzakonshëm, kështu që Sheshi të hënën pritet të jetë i stërmbushur për t’i nderuar dy të artat tona, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat bën që Kosova të jetë një ndër shtetet më të përfolura në Tokio të Japonisë aty ku kishin zbritur ajka  e sportistëve botëror. /Demokracia.com

Të ngjashme