Kuriozitete
Ja në cilat vende agjërimi është më i gjatë
Demokracia
18:29 | 14 Prill 2021

Share:

Numri i orëve për agjërim në muajin e Ramazanit dallon nga vendi në vend, varësisht nga gjerësia dhe gjatësia.

Vendet afër Polit të Veriut kanë orë më të gjata agjërimi ndërsa ato afër Polit të Jugut orë më të shkurtra.

Këtë vit, besimtarët në Finlandë do të mbajnë një agjërim të gjatë 23 orë dhe pesë minuta, orët më të gjata të agjërimit në botë, të ndjekura nga një numër vendesh fqinje të saj si Suedia dhe Norvegjia.

Në Rusi, myslimanët do të agjërojnë për 20 orë dhe 45 minuta. Australia do të ketë orët më të shkurtra të agjërimit pasi numri i orëve të agjërimit në vend është 11 orë e 59 minuta, pasuar nga Argjentina (12 orë e 23 minuta) dhe Kili (12 orë e 41 minuta).

Vendet arabe, Algjeria dhe Tunizia kryesojnë listën e shteteve me orët më të shkurtra të agjërimit me 14 orë e 39 minuta në ditën e parë të Ramazanit, dhe 15 orë e 50 minuta në ditën e fundit. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025