Tre njerëz që besohet të jenë bllokuar në një ishull të pabanuar në Bahamas për 33 ditë, janë shpëtuar, thotë Garda Bregdetare e SHBA-së, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.
Një ekuipazh ajror ishte në një patrullë rutinë kur vërejti grupin duke tundur furishëm një flamur të improvizuar në vendin e quajtur Anguilla Cay.
Shtetasit kubanë u thanë zyrtarëve se kishin mbijetuar kryesisht me arra kokosi. Një nga anëtarët e ekuipazhit të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit i tha BBC-së se ishte “i habitur që ata ishin në gjendje të mbijetonin për kaq gjatë”.
Grupi u pa për herë të parë në ishullin e vendosur midis vendit të quajtur Florida Keys dhe Kubës, të hënën.
Zyrtari i rojës bregdetare, Riley Beecher, tha për BBC-në se ai ishte jashtë duke patrulluar kur “diçka më tërhoqi vëmendjen e syrit”.
Ekuipazhi nuk ishte i pajisur për të kryer një shpëtim të menjëhershëm, por ushqimi, uji dhe një radio iu lëshuan atyre nga lart që të mund të komunikonin.
“Fatkeqësisht nuk kishim ndonjë folës të rrjedhshëm të spanjishtes, por me spanjishten time të thyer isha në gjendje të dalloja që ata ishin nga Kuba dhe se kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Ata thanë se kishin qenë në këtë ishull për 33 ditë”, tha Beecher.
Këta tre persona-dy burra dhe një grua, u thanë zyrtarëve të Rojës Bregdetare se ata notuan në ishull pasi anija e tyre u përmbys. Gjatë 33 ditëve ata ishin ushqyer me arrat e kokosit.
Raportet e mediave amerikane thonë se ata mbijetuan gjithashtu në minj dhe guaska./Demokracia.com/