Sport
Ja kush janë trajnerët më të paguar në Katar 2022
Demokracia
15:04 | 22 Nëntor 2022

Share:

Kupa e Botës në Katar ka filluar tashmë me ndeshjet e para dhe golat e parë.

Nuk kanë munguar befasitë në ditët e para të Botërorit. Për këtë mjafton të pyesim Argjentinën e Leo Messit.

Në këto orë flitet edhe për trajnerët dhe, në këtë rast, për rrogat e tyre. Sport.es ka publikuar lidtën e trajnerëve të kombëtareve duke bërë renditjen e më të paguarve.

Mes 10 të parëve bie në sy trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, i cili kryeson ndaj kolegëve të tij. Në podium është edhe trajneri Southgate i Anglisë, në vendin e dytë. Në vendin e fundit të podiumit pozicionohet trajneri i kampionëve të botës në fuqi Didier Deschamps.

10 të parët

1 – Hansi Flick (Germania) 6.5 milionë;

2 – Gareth Southgate (Inghilterra) 5.8;

3 – Didier Deschamps (Francia) 3.8;

4 – Tite (Brasile) 3.6;

5 – Louis van Gaal (Olanda) 2.9

5 – Gerardo Martino (Messico) 2.9;

7 – Lionel Scaloni (Argentina) 2.6;

8 – Félix Sanchez (Qatar) 2.4;

9 – Fernando Santos (Portogallo) 2.25;

10 – Murat Yakin (Svizzera) 1.6.

Siç mund të shihet, mungojnë në apel trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez (1.2 milionë), Luis Enrique i Spanjës dhe Kasper Hjulmand i Danimarkës (1.15 milionë).

Më pak i paguari nga të gjithë trajnerët është Jalel Kadrid (Tunizia) me 130.000 euro. /Demokracia.com

Të ngjashme