Lifestyle
Ja ç’tregon parfumi i preferuar për ty
Demokracia
23:24 | 22 Nëntor 2023

Share:

Besohet se përmes parfumit mund të njihni pak më mirë dikë. Në vijim gjeni kategoritë e notave të parfumeve dhe përshkrimet përkatëse lidhur me kategorinë e njerëve që zgjedhin këto aroma.

Agrume (qitro, portokall, limon etj): Zakonisht, ata që zgjedhin një aromë të tillë kanë një sens “të egër” humori dhe u pëlqen të flirtojnë me sharm. Gratë janë femërore pa qenë shumë vajzërore dhe flirtuese, pa qenë tepër romantike.

Gourmand (vanilje, çokollatë, kafe, lajthi etj): Njerëzit që preferojnë këto aroma, veçanërisht vaniljen, priren të jenë të gjallë dhe energjikë. Dikush mund t’i përshkruajë si “shpirti i festës”. Ata e duan vallëzimin, pijen, takimin me njerëz të rinj dhe preferojnë të dalin nëpër qytet sesa të qëndrojnë në shtëpi.

Dru: Këto aroma portretizojnë një njeri me këmbë në tokë, që do natyrën dhe aromën e barit të fresktët, pishave dhe erën e tokës pas shiut. Adhuruesit e drurit të sandalit kanë pritshmëri të mëdha për veten dhe të tjerët.

Lule: Aromat e luleve thonë se jeni një person shumë miqësor dhe i hapur. Edhe pse kryesisht janë gratë ato që zgjedhin parfume me aromë lulesh, nuk është një aromë e pazakontë as tek burrat.

Ja ç’tregon parfumi i preferuar për ty

Ujë/det: Nëse doni aromat ujore me nota detare dhe të kripura, do të thotë se jeni shpirt i lirë, casual, por sërish elegant dhe intelektual. Të ekuilibruar dhe të dashur ndaj natyrës, njerëzit që duan aromat ujore zakonisht u shmangen “xhunglave” urbane dhe ideja e tyre për një festë të përsosur është një ishull i largët me një bibliotekë. Adhuruesit e parfumeve ujorë priren të jenë spontanë.

Oriental: Notat pikante, të ngrohta dhe me myshk përbëjnë parfumet me aromë orientale. Nëse jeni të prirur të mbani parfume si këto, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni një buf nate, me guxim dhe sensualitet. Entuziastët e aromave orientale janë pak impulsivë, pak të ndjeshëm dhe kanë prirje artistike.

Fruta: Zakonisht ata që mbajnë parfum me nota frutash (shalqi, frut-pasioni, qershi, mollë etj) konsiderohen si njerëz optimistë, të këndshëm dhe energjikë që bëhen zemra e festave. Njerëzit që mbajnë parfume me aromë frutash priren të jenë më nervozë, të çuditshëm dhe pesimistë. Gjithashtu zakonisht janë ironikë dhe të bezdisur.

Sportive (përzierje e notave të agrumeve me diçka drunore ose bimore): Aromat sportive janë krijuar posaçërisht për të qenë një adrenalinë në shishe. Ato kanë tendencën të përshkruajnë një njeri me karakter aktiv dhe punëtor.

E gjelbër (nota të kastravecit, borzilokut, çajit jeshil): Ju preferoni të jeni të sofistikuar dhe me klas, por gjithashtu të keni një dramë të vogël në jetën tuaj.

Të ngjashme