Të flini pa jastëk mund të duket e papërshtatshme në fillim, por shëndeti juaj mund të përfitojë nga kjo.
Dhe nuk është vetëm dhimbja e shpinës që mund të largohet. Në fakt, ju mund të zgjoheni me pamje më të freskët.
Ne përdorim shumë produkte bukurie për ta mbajtur lëkurën tonë të butë dhe të freskët, por gjëja e fundit që ne e kishim menduar është se mënyra se si ne flemë ndikon që të kemi lëkurë të pastër.
Ja çfarë ndodhë me lëkurën tuaj nëse flini pa jastëk!
Mund të zvogëlojë rrudhat.
Nuk është vetëm mungesa e gjumit që mund të ju bëjë të dukeni më të moshuar, jastëku juaj gjithashtu mund të ndikojë në plakje. Shumica e jastëkëve janë bërë nga pambuku, dhe megjithëse mund të ndiheni rehat, ky material ndikon në thatësinë e lëkurës. Lëkurës që i mungon lagështia është më e prirur ndaj rrudhave, dhe thatësia i bën të gjitha rrudhat ekzistuese gjithashtu më të dukshme.
Lëkura juaj do të duket më e lëmuar.
Trupi juaj duhet të jetë i hidratuar që të ndihet më së miri, poashtu edhe lëkura juaj. Jastëkët prej pambuku e dëmtojnë lëkurën tuaj, duke larguar lagështinë dhe vajërat esencial që i duhen asaj për të qëndruar e freskët.
Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë edhe lëkurë të çarë, duke bërë lëkurën tuaj më pak të shëndetshme me kalimin e kohës.
Mund të parandalojë irritimin e lëkurës.
Nëse keni një lëkurë të ndishme, të prirur për puçrra, fjetja në një jastëk pambuku mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Pambuku është shumë i ashpër në lëkurë dhe mund të irritojë lëkurën sensitive, duke përkeqësuar kushtet ekzistuese të lëkurës.
Do të ndihmojë lëkurën tuaj të rikuperohet më shpejt.
Kur jeni duke fjetur, i gjithë trupi juaj kalon në modalitetin e rikuperimit dhe është koha që lëkura juaj të riparohet vetë. Jastëku juaj grumbullon vajra dhe mbetje të papastërtive nga fytyra juaj natë pas nate, dhe fjetja me fytyrën të shtypur në të mund ta shndërrojë gjumin e bukurisë në një makth.
Mund të ndriçojë lëkurën tuaj.
Fjetja në një jastëk që është shumë i butë mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në kokë. Kjo mund të rezultojë në dhimbje qafe, dhimbje koke dhe mund të bëjë që lëkura juaj të duket e thatë dhe e plogësht. Qarkullimi i dobët i gjakut mund shkaktojë probleme të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë ndryshimin e ngjyrës, skuqjet dhe ndjeshmërinë e lëkurës.
Do të keni më pak “rrudha gjumi”.
Nëse jeni zgjuar ndonjëherë me vija të kuqe të bezdisshme të gjumit në fytyrë, mund të jetë faji i jastëkut tuaj.
Kur flini, jastëku i trashë prej pambuku krijon rrudha në lëkurën tuaj. Ndonëse këto vija që formohen në fytyrë largohen gjatë ditës, nëse vazhdimisht përsëritet e njejta gjë mund të shkaktojë rrudha të përhershme.
Zgjedhja për të fjetur pa jastëk mund t’i japë lëkurës tuaj një pamje më të shëndetshme dhe ta mbajë atë të butë. /Demokracia.com/