Përveç se është një nga përbërësit themelorë të kuzhinës, uthulla mund të përdoret në mënyra të ndryshme, të tilla si deodorant, pastrues, madje edhe si një përbërës për kujdesin e lëkurës dhe flokëve.
Ja çfarë ndodhë nëse i mbani këmbët në uthull për 15 minuta.
Lehtëson këmbët e fryra
Për të qetësuar këmbët tuaja të fryra, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i zhytni në ujë të ngrohtë me uthull. Shtoni pak livando të thatë dhe kripë dhe i lini të thithin për 15 minuta.
Përmirëson pamjen dhe shëndetin e tyre
Uthulla mund t’ju ndihmojë të keni këmbë më të pastërta dhe më të bukura, pasi ndihmon në heqjen e shtresës së trashë në thembra, që shpesh plasaritjet shkaktojnë dhimbje.
Në një tas të madh, përzieni uthullën e bardhë me ujë dhe vajin esencial të zgjedhur. Vendosni këmbët në të për 15 minuta dhe më pas përdorni një gur për të hequr qelizat e vdekura duke i fërkuar butë.
Parandalon infeksionet e mykut
Infeksionet mykotike janë një problem serioz dhe duhet të trajtohen nga një profesionist. Sidoqoftë, për parandalim mund të përzieni ujë të nxehtë me uthull dhe të vendosni këmbët në të për 15 minuta.
Thonjët do të bëhen më të shëndetshëm, dhe do të lehtësojë dhimbjen dhe inflamacionin. Përsëri, kjo nuk zëvendëson mjekimin, por do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave dhe parandalimin e problemeve të mëtejshme.
Dhe nëse po pyesni se sa shpesh rekomandohet të zhytni këmbët në uthull, është mirë vetëm një herë në javë sepse nëse e zbatoni këtë praktikë më shpesh mund të përjetoni skuqje të lëkurës. /Demokracia.com/