Lifestyle
Ja çfarë mund të ndodhë nëse hani vezë çdo mëngjes
Demokracia
08:25 | 03 Shkurt 2021

Share:

Vezët janë mendimi i parë që na vijnë për një vakt mëngjesi. Përgatiten shpejt, s’kanë kosto, janë të shijshme dhe me vlera ushqyese, por si ndikojnë nëse konsumohen çdo ditë?

Një studim i kryer në Harvard, arriti në përfundimin se njerëzit nuk kanë pse ia ndalojnë vetes një vakt që përmban vezë dhe se nuk ka asnjë lidhje mes tyre dhe problemeve kardiovaskulare, edhe pse në studimet e mëparshme nuk ishte aq e këshillueshme për shkak të kolesterolit natyral që përmban.

Përkundrazi, një vezë në ditë mund të ndikojë për mirë në shëndetin e zemrës tek individët që gëzojnë shëndet të plotë.

Nëse do të flasim në vija të përgjithshme, për aq kohë sa veza është pjesë e dietës suaj të shëndetshme (bashkë me një sallatë apo me një pjatë perime), mund ta konsumoni pa problem çdo ditë! /Demokracia.com

Të ngjashme